Gerovski bën “partall” qeverinë: “Po paguani mediume të ofendojnë dhe shpifin për njerëz!”


Kryeredaktori i portalit “PlusInfo” dhe njëri nga përkrahësit më të mëdhej të qeverisë aktuale, Branko Gerovski, në kolumnën e tij të fundit “Tani ‘Naçallnikët’ e rinj le t’ua mbrojnë emrin e ri!”, ka goditur me gjithë fuqinë e tij gazetareske LSDM-në dhe qeverinë aktuale, shkruan Fakte. Ai akuzon qeverinë e Zaevit se me pagesa të majme “kesh” bën porosi nëpërmjet disa “kurton” mediume për të shpifur dhe ofenduar personalitete të ndryshme.

“Ua kam falur Milenkos, Llatasit dhe Ivona Talevskës. Dhe nuk më vjen aspak keq! Ata njerëz tani kanë problem dhe merren me gjykatës dhe prokurorë dhe do të ndjehesha keq nëse mbi gjithçka do t’u bëhesha edhe un xhelat. Dëshiroj vetëm t’u vihet fund njëherë “naçallnikëve” në gazetari dhe “kurton” mediumeve” – ka shkruajtur mes tjerash Gerovski. Ai akuzon se gazetarët që po paguan qeveria po sillen në mënyrë të padenjë, të dehur, grinden me policë etj. “Tani kur do të vijë veza për të dale, kur do duhet p.sh. të mbrohet emri i ri, mbështetuni në “naçallnikët” e rinj” ka shkruajtur Gerovski.

Baby Boo