Arsovska: “Politika ekonomike në Maqedoni i ka varfëruar akoma më shumë qytetarët”


Edhe pse u miratua nga Qeveria e Maqedonisë marzha për produktet ushqimore, e njejta masë për një numër të shitoreve në Shkup vlen vetëm në letër por jo edhe në raftet e tyre.

Reagimi i qytetarëve nga dita e djeshme ka qenë se as shteti madje as pushteti lokal nuk kryen kontrolle për mbrojtje të konsumatorit dhe për këtë kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka akuzuar ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshin për një sërë lëshimësh gjatë gjithë periudhës së krizës.

Arsovska në në reagimin e saj në Facebook ka shkruar:

“Është vërtet për të ardhur keq që Bekteshi po pret që qyteti i Shkupit t’i zgjidhë problemet e tij. Ndërkohë që shumica e vendeve evropiane po përgatiteshin të përballeshin me krizën energjetike dhe një vit më herët madje morën vendime dhe masa për të mbrojtur qytetarët e tyre nga pasojat e padëshiruara, në vendin tonë masat u vonuan me të paktën gjashtë muaj dhe nuk mjaftuan për të riparuar dëmet e shkaktuara nga mungesa e një strategjie për zgjidhjen e krizës energjetike. Kriza është problem i Qeverisë. Ministri Bekteshi duhet të njohë kompetencat e veta dhe të zgjidhë problemet e qytetarëve. Më lejoni t’ju kujtoj se ministri Bekteshi bëri një foto me vaj të dhuruar, sepse nuk e siguronte dot vetë, ai nuk ka të drejtë të flasë për aftësinë e dikujt tjetër. Qyteti i Shkupit nuk ka asnjë detyrim ligjor për të zgjidhur problemet e Bekteshit. Dhe në vend që të kërkojë “viktima” për paaftësinë e tij, të gjejë një mënyrë për të plotësuar nevojat e qytetarëve që jetojnë në kufijtë e varfërisë për shkak të politikave të tij ekonomike “të suksesshme”. Nëse duhet të jem unë ministre e Ekonomisë, le të japë dorëheqjen Bekteshi”, ka shkruar Arsovska.

Ndryshe, me vendosjen e marzhës për produktet ushqimore, çmimet e tyre u ulën nga 3 deri në 9 denarë.

Baby Boo