Arsovska: Askund nuk kam parë Qeveria të kërkojë shpëtim nga qyteti


Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është mysafire në ClickPlus në TV21.

E pyetur për qëndrimin e Qeverisë, ku kërkon që Qyteti i Shkupit të paguajë një përqindje të faturës së ngrohjes qendrore, ajo tha se askund nuk ka parë që Qeveria të kërkojë shpëtin nga komunat.
“Ky është precedent. Askund nuk kam parë që Qeveria të kërkojë nga qyteti që ta shpëtojë. Qeveria duhet të dijë se nuk duhet të luhet me ndjenjat e qytetarëve”, tha Arsovska, duke vulosur edhe njëherë qëndrimin e saj se nuk ka mundësi financiare Qyteti i Shkupit të mbulojë përqindje të faturave të ngrohjes qendrore.

Arsovska madje thotë se kjo është edhe më pak e arsyeshme, pasi siç shton, komunat, përfshirë këtu edhe Qytetin e Shkupit, janë në borxhe të larta.

“Duhet t’i bëhet e qartë, qeverisë dhe qytetarët, se komunat janë në gjendje të vështirë, sepse janë në borxhe të larta”, tha Arsovska./TV21

Baby Boo