Gjermani: Më shumë se 100 të vd*ekur nga përmbytjet


Stuhitë dhe rreshjet e shiut në landet Rheineland-Pflaz dhe Nordrhein-Wesfalen kanë shkaktuar dë*me të tm*errshme. Qeveria gjermane premton ndihma të shpejta. Pas stuhive dhe rreshjeve në perëndim të Gjermanisë numri i të vd*ekurve vazhdon të rritet. Sipas informacioneve të fundit të autoriteteve më shumë se 100 vetë gjetën vd*ekjen.

Skuadrat e ndihmës kanë frikë se do të ketë një rritje të mëtejshme të numrit të vi*ktimave, sepse kërkimi i personave që kanë mbetur në rrënoja dhe i të zhd*ukurve nuk ka përfunduar ende. Përveç kësaj, ekziston rre*ziku që digat në rajon të mos i mbajnë dot sasitë e ujërave ose kërcë*nojnë të prishen.
Aktualisht në Rheinland-Pfalz kanë vd*ekur mbi 60 vetë, kurse në Nordrhein-Westfalen njoftohet për 43 vd*ekje.

Verifikimi i vi*ktimave vështirësohet edhe prej faktit, sepse për shumë vetë ende nuk është e qartë nëse ata ndodhen diku me pushime, janë strehuar për shkak të situatës së rënduar tek të njohur të tyre, apo ndodhen vërtet në vështirësi.
Në shumë rajone njerëzit janë bllokuar prej ujit në shtëpitë e tyre. Në disa zona janë ndërmarrë evakuuime nga ajri.

Baby Boo