Arsimtari nga Tetova udhëton çdo ditë 13 kilometra, e gjithë rroga i shkon për naftë (VIDEO)


“E GJITHË RROGA MË SHKON PËR NAFTË”
Këtë rrugë kalon çdo ditë arsimtari Hajredin Adili. Prej Tetove e deri në fshatin malor Vicë ka 13 kilometra. Të gjithë rrogën e harxhon për naftë. Përgjatë 19 viteve sa edhe jep mësim në shkollën fillore “Murat Baftijari” kushtet kanë mbetur të njëta.

HAJREDIN ADILI – ARSIMTAR
“Po udhëtojmë çdo ditë rruga është e largët mirëpo detyrohemi të udhëtojmë.
Sa kilometra?
Ka 13 kilometra.

Sa mund t’i mbuloni shpenzimet?
Pothuajse rrogën që e marrim e harxhojmë në naftë. Aq është rroga. Nuk besoj që ka ndonjë arsimtar që ska marrë kredi, të gjitha janë me kredite përshkak të rrogave. (31-59)

Zhurma e nxënësve i mungon shumë arsimtarit Hajredin, pasi që nuk është mësuar të jetë qetësi në shkollë. Përshkak të grevës katër ditë me rradhë nuk vijojnë procesin mësimor nxënësit e fshatit Vicë.
“Për momentin rrijmë rrugëve pasi që ka grevë.

A ju mungon shkolla?
Po.
Shpërngulja nga fshati ka bërë që të zvoglohet numri i nxënësve në 120. Kryesisht nxënësit për shkak të grevës i takuam rrugëve të fshatit. /KlanMacedonia/

Baby Boo