Pas disa muajsh mungesë Arian Çani rikthehet në ekran


Pas disa muajsh mungesë, gazetari Arian Çani është rikthyer me emisionin e tij “Zonë e Lirë”.

Siç ishte raportuar edhe më parë, Çani prej mbrëmjes së sotme ka nisur transmetimin e emisionit të tij në ekranin e “Abc News”.

Çani e ka nisur emisioni me sondazhe për të matur pulsin e të ftuarve si dhe të qytetarëve, për të kuptuar se cilat janë për ta ngjarjet më të rëndësishme të javës.

Ndër çështjet që po diskutohen janë audio-regjistrimi i 21 janarit, “Big Brother Vip” dhe fenomeni Luiz, si dhe çështja e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe akuzat e opozitës.

Ndërkohë, kujtojmë se Çani prej muajit gusht të vitit që lamë pas është shkëputur nga ekrani, pasi ndërpreu bashkëpunimin me Tv Klan./

Baby Boo