Arrin në Shkup Ministrja italiane e Mbrojtjes


Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Italisë, Elizabeta Trenta, pasdite arriti për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, në suaza të së cilës do të takohet me homologen e saj – ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Trenta u prit në aeroportin e Shkupit nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, njofton Shenja.

Është paraparë ministret Trenta dhe Shekerinska të kenë tet-a-tet takim, pas çka do të vijojnë biseda të dy delegacioneve dhe deklarata për mediat./PC

Baby Boo