Ja sa persona nuk e kanë respektuar orën policore


72 persona nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes gjatë orës policore. Policia njofton se 41 prej tyre janë arrestuar ndërsa ndaj të tjerëve po procedohet në përputhje me ligjin. Në karantinë janë sistemuar 29 persona.

Në 24 orët e fundit ndaj 59 personave është miratuar vendim për izolim, ndërkaq 224 kanë nënshkruar deklaratë për vetë-izolim. Gjatë kontrolleve që ka bërë policia ndaj personave që gjenden në masat e izolimit dhe vetë-izolim është evidentuar vetëm një shkelje, përkatësisht një person nuk është gjetur në adresën ku e ka deklaruar vetë-izolim – njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sektori për Punë të Brendshme në Ohër ka proceduar kallëzim penal ndaj një personi i cili ka shkelur masën e vetizolimit, e që më pas ka rezultuar si i infektuar.

Më 13 mars personi 44 vjeç është kthyer nga Austria kur edhe ka nënshkruar deklaratën për vetizolim. Më 20 mars ka shkelur masën duke iu nënshtruar testit nga ku edhe ka rezultuar si i infektuar. Edhe përskaj rekomandimeve mjekësore për izolim, ai ka udhëtuar nga Shkupi në Ohër. Më 23 mars ka vizituar një pikat shitëse të një operatori mobil për të denoncuar një defekt, ndërsa në banesën e tij kanë qenë edhe ekipet e teknike nga operatori – thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

SPB në Kërçovë ka proceduar kallëzim penal ndaj dy personave të cilët më 29 mars kanë shkelur orën policore. Nga MPB thonë për Alsat se ndaj 2.170 personave janë miratuar vendime për izolim, derisa 9.719 persona kanë nënshkruar deklaratën vetizolim. Numri i përgjithshëm i personave të sistemuar në karantinë shtetërore arrin në 1700.

Baby Boo