Arrijnë në Moldavi refugjatët e parë nga Ukraina


Presidentja e Moldavisë, shtet kufitar me Ukrainën ka njoftuar se qytetarët e parë ukrainas kanë kaluar kufirin dhe janë vendosur në Moldavi.

Presidentja moldave ka shkruar se kufijtë e shtetit të saj janë të hapur për qytetarët e Ukrainës.

“Qytetarët e parë ukrainas arrijnë në Moldavi, mbi 4000 kalime të kufirit sot. Qeveria ka vendosur qendra të përkohshme vendosjeje pranë Palanca dhe Ocnița. Kufijtë tanë janë të hapur për qytetarët e Ukrainës që kanë nevojë për tranzit ose qëndrim të sigurt”, shkroi ajo.

Baby Boo