RMV, sot zyrtarisht filloi procesi arsimor, Carovska: “Online jo sepse duam, por e kemi patjetër”

Sot zyrtarisht fillon procesi arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kushte të jashtëzakonshme dhe me klasa të tjetërsuara, respektivisht, dhoma gjumi të simuluara në klasa, fëmijët e shkollës fillore dhe të mesme, me përjashtim të klasës së parë deri të tretë, do të kyçen përmes Platformës Kombëtare për mësim nga distanca. Carovska nga Karposh uroi nxënësit dhe tha, nuk jemi në këtë situatë sepse duam por sepse e kemi patjetër, shkruan Portalb.mk.

Një muaj më vonë se zakonisht, në kushte jo të njëjta e me shumë problematika të cilat sidomos dolën në pah ditëve të fundit, nxënësit do të vijojnë mësimin nga distanca sot, Carovska nga një shkollë në Komunën e Karposhit uroi fëmijëve fillimin e vitit shkollor.

“Ky vit shkollor do të jetë ndryshe, por jam e sigurt se do të jetë interesant, për të gjithë ju, ju të gjithë keni maska mbrojtëse me shumë ngjyra, duken interesante, duhet vazhdimisht të flisni me mësimdhënësit tuaj për atë se pse i lani duart shpesh, dhe kjo është interesante, të gjitha shërbimet e shkollave i keni këtu për të ju shpjeguar gjithçka” ju drejtua ministrja Carovska fëmijëve.

Atmosfera në shkollë, nuk është sikur ka qenë më herët.
“Atmosfera në shkollë është e qetë dhe e heshtur, sikur të mos ketë nxënës, edhe pse në shkollë janë të pranishëm rreth 230 nxënës prej klasës së parë deri në klasën e tretë. Është normale dhe e natyrshme që të dëgjohet zhurmë nxënësish, të qeshura, por ndonjëherë edhe të qara, por tani nxënësit nuk dalin jashtë dhe kanë kujdes për protokollet”, thekson për Meta.mk, Svetllana Masllarevska, drejtore e shkollës fillore “Kole Nedellkovski” në Shkup.

Në shkollën e mesme “Mihajllo Pupin” në Shkup, sot janë mbajtur dy orë kujdestarie nëpërmjet Microsoft Teams dhe siç thekson drejtori Dimitar Gjorgjiev, deri më tani nuk kanë pasur kurrfarë probleme. Ai thotë se për realizimin e mësimit do të varet prej operatorëve të internetit që i shfrytëzojnë familjet në kushte shtëpie.

“Mund të them se është i kënaqshëm fillimi i vitit shkollor. Mësimi është zhvilluar online, me përjashtime të vitit të tretë dhe të katërt për lëndët Mësim Praktik dhe Mësim te Punëdhënësi. Atje është e nevojshme prania fizike, gjegjësisht nxënësit të shkojnë në vizitë te kompanitë. Por, për shkak të gjendjes aktuale, ne biseduam edhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, janë shqyrtuar disa opsione se si të realizohen ato lëndë, nëse përfaqësuesit e kompanive do të vijnë te ne, në laboratorët tanë ose grupe më të vogla do të shkojnë atje”, sqaron Gorgjiev. Ndërkaq mësimdhënësve dhe drejtuesve të shkollave ju tha duhet të dëshmojmë që shteti jonë mund të ia dalë edhe në situata të tilla, ajo shtoi se mësimdhënësit atë duhet ta shohin si partner, jo si diçka më shumë.

“Mësimdhënës, drejtor, e dimë se nuk do të jetë lehtë dhe do të ketë shumë sfida. Në këtë proces mësoni vazhdimisht edhe ju edhe ne, shteti përballet për së pari herë me këtë sfidë dhe jo sepse duam por sepse kështu është. Së bashku të kujdesemi për fëmijët, që ata të mësojnë informacione të reja” shtoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska. Ndryshe, mësimin online do ta ndjekin gjithsej 260.000 nxënës dhe 25.000 mësimdhënës. Rreth 40.000 nxënës kanë ngelur jashtë mësimit nga distanca për shkak se nuk i kanë mjetet e nevojshme për ta ndjekur atë./Portalb