Arrihet marrëveshja Ahmeti-Sela?! ASH-së i ofrohen 5 mandate të sigurta


Burime të TV21 tregojnë se tashmë ka një marrëveshje mes kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe atij të ASh-së Ziadin Sela për mandatet që do t’i merr ASh duke hyrë në listat zgjedhore të Frontit Europian. Siç mësohet, ASh-së i janë siguruar 5 mandate deputetësh në 4 njësi zgjedhore. Marrëveshja pritet të firmoset të shtunën.

Burimet i thanë TV21 se në njësinë zgjedhore 1, ASh-së i është siguruar vendi i katërt në listë, ku pritet të jetë Naim Bajrami. Bartës i kësaj liste pritet të jetë Blerim Bexheti i BDI-së, i cili pas zgjedhjeve mund të mos shkojë deputet, por të mbetet kryetar i Sarajit, duke liruar një vend deputeti.

Në njësinë 2, post i sigurt është lënë për Elmi Azirin, i cili do të jetë i katërti në listën zgjedhore të kësaj zone. Në njësinë zgjedhore 5, pritet që bartës të jetë kreu i ASh-së, Ziadin Sela, që llogaritet si mandat i sigurt për ASh-në. Sa i përket njësisë zgjedhore 6, mësohet se ASh-së i janë dhënë 2 pozicione të sigurta për deputetë, i treti dhe i shtati në listë, që me shumë gjasa do të jetë Ilire Dauti dhe Ilir Demiri, dhe një vend në pozitën e 10-të ose 11-të.

Baby Boo