Halili: “Sot në FINKI sqaruam ekosistemin e startapeve..”


Drejtori i Fondit për Inovacion Festim Halili ka treguar se sot ka mbajtur një ligjerate në FINKI (Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe të Inxhinierisë) në Shkup, ku përpara apsolventëve të këtij fakulteti kanë sqaruar ekosistemin e startapeve dhe akceleratorëve, të rejat e Inteligjencës Artificiale dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e ekonomisë dhe progresit të shoqërisë.

Festimi gjithadhtu tha se interaktiviteti ishte për çdo lëvdatë dhe Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik është gjithmonë në gadishmëri për t’Ju dalë në ndihmë dhe mentorim, që idetë e tyre ti shëndrojnë në pragmatizëm përmes programeve tona. S’bashku me profesor Vladimir Trajkovik, Igor Madzov dhe udhëheqës e akceleratorit Stamboliev po krijojmë një rrjetizim për të ofruar mundësi për të gjithë të rinjtë që të zhvillojnë bizneset e tyre përmes mbështetjes financiare dhe mentorimeve. ftoj dhe universitetet e tjera të bashkëpunojnë dhe të iniciojnë takime të tilla me qëllim të zhvillimit të akademisë, studentëve dhe vet udhëheqësive të këtyre vatrave të dijes, sepse vetëm në atë formë, universitetet do të ngrisin cilësinë dhe rangimin e tyre në ranglista botërore.

Baby Boo