MPB ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale A.L (32) nga Shkupi për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale mashtrim të 17 personave gjatë shit-blerjes së automjeteve të përdorura.
Të arrestuarit i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.
Siç tha zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, A.L. mashtrimet i ka kryer në mënyrë të njëjtë gjatë periudhës nga muaji maj deri në korrik.
“Në cilësinë e ndihmësit të dy personave juridik personi A.L. tek noteri në Shkup ka kyçur marrëveshje për shit-blerjen me person fizik, por nuk e ka paguar shumën e dakorduar. Përkundrazi, në të njëjtën ditë ose ditët në vijim veturën ja ka shitur personit tjetër fizik dhe në këtë mënyrë ka fituar në mënyrë të paligjshme të ardhura nga rreh pesë milionë denarë”, tha Angelovski.