Arr*estohet reperi i njohur në aeroport (FOTO)

A$AP Rocky – i njohur zyrtarisht si Rakim Mayers – u arr*estua sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit.
Lajmi është konifrmuar nga “TMZ”, ku dëshmitarët okularë në aeroport treguan se reperi fluturoi në Los Anxhelos nga Barbados me një avion privat, dhe u prit nga policët në terminal ku më pas u mor në pranga.

Baby Boo

A$AP Rocky kishte mbërritur në LAX së bashku me Rihanna-n me një avion privat ndërsa të dy ishin kthyer nga pushimet në Barbados. Rocky, thuhet se ka qenë nën hetim nga LAPD për përfshirjen e tij të dyshuar në një sulm me armë në nëntor të vitit të kaluar.

Viktima, e cila mbijetoi, i tha më vonë policisë se reperi, ishte duke ecur me dy të tjerë kur iu afrua me një pistoletë në dorë. Sipas raporteve të policisë, viktima pretendoi se Rocky qëlloi drejt tij tre deri në katër herë duke shtuar se një nga plumbat i kishte rrëmbyer dorën e majtë.

Rihanna dhe reperi u larguan për në Barbados mes thashethemeve për një tradhti nga ana e Rocky. Artisti u akuzua se kishte tradhtuar këngëtaren me stilisten e njohur të këpucëve por njëkohësisht edhe shoqja e artistes, Amina Mauddi. Muaddi, e cila qëndroi pas koleksionit Fenty të Rihanna-s, i hodhi poshtë të gjitha akuzat duke thënë se është një gënjeshtër./Iconstyle