Fizikani kosovar: Më duhet një vërtetim që zoti ekziston


Profesor dhe fizikan, Shukri Klinaku, ka shpjeguar se çka thotë shkenca mbi njerëzimin, universin dhe fetë.

Në një intervistë për emisionin Pressing në T7 me profesorin e fizikës në Universitetin e Prishtinës, Shukri Klinaku, ka folur për Zotin, njerëzimin dhe krijimin e gjithçka që ekziston.

Ai ka thënë se feja ka persekutuar shkencën më shumë sesa e kundërta.

“Në një dialog me një të fesë, në momentin që shtrohet pyetja kush ka kriju gjithçka, ai thotë Zoti, unë them nuk e di. Unë jam krejtësisht paqësor ndaj atij që thotë se ka kriju gjithçka”, ka thënë profesor Klinaku.

I pyetur se a beson në ekzistencën e Zotit, fizikani përgjigjet: “Unë për nga profesioni jam fizikan dhe e imja është që me punu që me zbulu fakte që të mbështetemi në to, të mos ia lëmë besimit, por të mbështetemi në to. Ndërsa, sa i përket zotit, për bindjen time, ai është për mua një postulat. Unë preferoj që postulatet me i vërtetu”, ka thënë Klinaku.

Baby Boo