Arrestohet pronari në Gostivar, nuk i respektoi vendimet e Qeverisë kundër virusit korona


Sot më 6 mars rreth orës 13:00, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë kanë privuar nga liria 51 vjeçarin nga Gostivari, pronar i një kafiteria në rrugën ‘Goce Dellçev’.

Policia njoftoi se lokali ka qenë i hapur në kundërshtim me vendimin dhe rekomandimet qeveritare për shkak të coronavirusit.

Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ndërmerren masa ndaj tij.

MPB edhe njëherë bëri apel që të respektohen vendimet qeveritare, rekomandimet dhe këshillat dhe se çdo mosrespektim do të dënohet sipas ligjeve pozitive në shtet.

Baby Boo