Arrestohet polici, akuzohet se çoi gruan drejt vetëvrasjes


Arrestohet efektivi i policisë së Durrësit, Sherif Hajdari.

Arrestimi i tij është bërë një ditë pasi bashkëshortja e tij u gjet e vrarë në banesë.

Dyshimet e para flasin për vetëvrasje.

Akuza ndaj tij: “Shkaktim i vetëvrasjes së bashkëshortes”.

Burime për ‘BalkanWeb’ thanë se polici akuzohet se ka shtyrë gruan e tij Merita Hajdari drejt vetëvrasjes.

Ndërkohë, pas hetimeve të grupit hetimor, me prova shkencore u vërtetuan se nëna e dy djemve të rritur u vetëvra me një plumb në kokë, me armën e shërbimit të burrit të saj. Ditën e djeshme efektivi i komisariatit të Portit shkoi vet në polici, ku tregoi se gruaja e tij kishte vrarë veten. Fill pas tij në polici u thirrën edhe familjarë të viktimës, të cilët treguan se nga jashtë banese kishin dëgjuar sherrin mes çiftit, ndërsa thanë se kur hynë në banesë panë gruan të vrarë me një armë zjarri.

Baby Boo