Arr*estohet një shtetas i Shqipërisë në Tetovë


Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme në një kazino në Tetovë kanë arr*estuar një shtetas të Shqipërisë. I njëjti sipas SPB-Tetovë po qëndronte në vendin tonë, ndërsa nuk ishte paraqitur për leje qëndrimi.

“Dje (11-tetor) rreth orës 19:30, në një kazino në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 49 vjeçarin M.H. nga Republika e Shqipërisë, i cili po qëndronte në zonë i padeklaruar, më pas i njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga SPB-Tetovë.

Baby Boo