Arrestohet një polic i Kosovës, për marrje me prostitucion


Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ’mundësim ose detyrim në prostiucion’, përcjell Gazeta Metro.

Siç thuhet në njoftimin e tyre bëhet fjalë për një zyrtar policor nga Gjilani, me inicialet F.Sh dhe një shtetase të Shqipërisë, me inicialet D.K.

“Si rezultat i këtyre veprimeve të përbashkëta hetimore dhe duke aplikuar edhe masat e fshehta, në koordinim edhe me prokurorin e çështjes, dje (08.06.2018) në Gjilan është bërë ekzekutimi i urdhëresës së lëshuar nga gjykata për simulim të veprës penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion”, me ç’rast është arrestuar zyrtari policor F.Sh me dyshimin se ka kryer veprën penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” si dhe të dyshuarën D.K shtetase e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të njëjtëve me vendim të Prokurorit kompetent u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjithashtu, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për zyrtarin policor tashmë të arrestuar si të dyshuar për rastin si më lart.

Baby Boo