Arre*stohet kosovari në Han të Elezit: I kapen 20 rezultate të testeve të koronavirusit, manipulonte me to


Policia e Kosovës ka pranuar informacion lidhur me manipulimin me teste të koronavirusit dhe më pas në pikën kufitare në Han të Elezit ka arre*stuar një person ku gjatë kontrollit i janë gjetur 20 rezultate të testeve të Covid-19.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se dje është arres*tuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij i janë gjetur 20 rezultate të testeve të Covid-19 për qytetarë të ndryshëm të R. Kosovës.

I dyshuari së bashku ‘provat e testeve’ i është dorëzuar njësisë përkatëse policore për hetim të mëtutjeshëm.
Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:
PKK Hani Elezit (EM:752-466) 17.07.2020 – 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij i janë gjetur 20 rezultate të testeve të Covid 19 për qytetarë të ndryshëm të R. Kosovës. I dyshuari së bashku ‘provat e testeve’ i është dorëzuar njësisë përkatëse policore për hetim të mëtutjeshëm.

Baby Boo