Arrestohet kontrabandisti i migrantëve, me veturën e tij transportonte 6 sirianë


Policia njofton se me datë 26.02.2024 në ora 21:15 në rrugën “Dimko Najdov” në Veles, zyrtarë policorë nga SVPB Veles ia kanë hequr lirinë A.E.(34) nga Shkupi nën dyshimin se ka kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë”. Rreth orës 21:10 në autostradën A1, zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë ndalimi mjetit “Seat” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, por ai ka vazhduar lëvizjen dhe pasi ka shkëputur rrugën rajonale, është ndalur në afërsi të kryqëzimit të Karasllarit dhe nga automjeti kanë dalë disa persona. Menjëherë pas marrjes së masave janë gjetur gjashtë migrantë nga Siria, pas së cilës janë gjetur shoferi dhe automjeti. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe personi është ndaluar në stacionin policor. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të çështjes, ndaj A.E. do të dorëzohet një shtresë përkatëse.Pa Censurë

Baby Boo