Arrestohet drejtori i Kopshtit zoologjik Galetanovski, ky është shkaku


Gjorgji Galetanovski, drejtor i kopshtit zoologjik Shkup pasdite është arrestuar në Sektorin për krim ekonomik për shkak të shkrimit në profilin e tij në rrjetin social facebook.

Shkrimi në fjalë me të madhe është shpërndarë në rrjetet sociale ndërsa në të në mënyrë komike janë ftuar votuesit e një partie të caktuar që në fletën e votimit të fshijnë edhe fjalën ‘e Veriut’.

Galetanovski rreth një orë është marr në pyetje në polici pas denoncimit nga një person anonim. Pas kësaj ai është lënë i lirë.
Shpërndarjen e këtij shkrimi në facebook nga partia politike e shohin si tentim për mashtrim të votuesve të tyre prandaj përmes mediave apelojnë se asgjë në fletën e votimit nuk guxon të fshihet por vetëm të rrethohet numri. Në të kundërtën fleta e votimit do të jetë e pavlefshme.

Baby Boo