Messi vendosi të shmangë klauzolën e Barcelonës, por nuk do të mund të largohet si lojtar i lirë


Lionel Messi pritet të largohet këtë verë nga Barcelona pas gati dy dekadave në Camp Nou, pasi konfirmoi të martën vendimin e tij tek drejtuesit.

Ylli argjentinas befasoi të gjithë me faksin e tij të dërguar tek drejtuesit e klubit të martën, ku kërkonte prishjen e klauzolës dhe largimin nga Camp Nou.

Faksi i tij u komentua shumë dhe mediat menjëherë filluan ta lidhin atë me klube të ndryshme, të cilët duan dhe mund ta transferojnë atë.
Sipas mediumit Cadena Ser, klubet nuk do të jenë të detyruar të përmbushin klauzolën e lirimit të Messit e cila është 700 milionë euro.

Kjo shumë thuhet se është shmangur me vendimin e Messit për t’u larguar nga Barcelona në fund të sezonit 2019-20.
Barca mund të kërkojë akoma një tarifë për shkak se argjentinasi dëshiron ikë pa arsye, por ata do të duhet të pranojnë një tarifë shumë më të vogël sesa klauzola e tyre e lëshimit.
Klubet ku Messi mund të transferohet janë Manchester City, Interi dhe Paris Saint-Germain, ndërsa është përfolur edhe Juventusi si destinacion.

Baby Boo