Arrestohet 77 vjeçari nga Tetova, ka shetitur me revole gjatë orës policore


Gjatë orës policore në Tetovës është arrestuar një 77 vjeçar, e me këtë rast atij i është gjetur edhe një revole me karikator, njoftoi SPB e Tetovës. Ai është kapur deri sa ka lëvizur në rrugën „176“ në Tetovë, të dielën rreth orës 13 e 40 minuta.

“R.А (77) është dërguar në stacion policor të Tetovës për dokumentim të rastit dhe do t’i parashtrohen padi adekuate. Gjatë kontrollimit të tij i është gjetur revole me karikator me 7 plumba, kalibër 7,65 milimetra, që e ka poseduar pa leje”, deklaroi Marjan Josivovski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Sipas tij, orën policore gjatë vikendit në rajonin e SPB Tetovë e kanë shkelur gjithsej 111 persona.

Baby Boo