Arrestohet 33 vjeçari, ja për çka akuzohet


Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje në Prilep është arrestuar një 33 vjeçar pasi për të ishte shpallur fletarrest për mbajtjen e dënimit me burg.

“Më datë 23.12.2021 në vendin e quajtur “Gjumushica” në Prilep, policët e Stacionit Policor në Prilep kanë arrestuar A.I.(33) nga Prilepi. Për të është shpallur fletarrest nga Gjykata Themelore Prilep për mbajtjen e dënimit me burg prej një viti e gjashtë muaj. Ai është dërguar në Burgun e Prilepit për mbajtjen e dënimit”, qëndron në njoftim.

Baby Boo