Abuzoi me 27 djem,prifti kërkon liri


Një prift pedofil në Australi, i cili ka abuzuar seksualisht me 27 djem të mitur, ka kërkuar që t’i shkurtohet dënimi sepse një nga të burgosurit e ka goditur në kokë me një copë bukë.

John O’Sullivan, në vitin 2016 u dënua me 6 vite burg për abuzim me fëmijët gjatë viteve 1971 dhe 1983. Prifti argumentoi se goditja me bukë ishte një tregues se çfarë do t’i ndodhte në të ardhmen në burg.