Arrestohet 30 vjeçari nga Tenova e Tetovës


Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme Zyrtarët policorë të SPB Tetovë në ora 14:30 kanë arrestuar 30-vjeçarin J.B. nga Tenova e Tetovës, i cili sillej në mënyrë agresive dhe nuk u është bindë urdhrave dhe kishte nënçmuar policët të cilët kishin qenë duke kryer detyrën zyrtare në autostradën Tetovë-Gostivar, afër kryqëzimit për në fshatin Kamjan të Tetovë.

Nga SPB-Tetovë njoftojnë se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritët parashtresë përkatëse ndaj personit në fjalë.

Baby Boo