Arrestohet 19 vjeçari nga Sllatina, policia e bastisi në shtëpi dhe nuk dihet da sasi mariuhanë ka gjetur!


Me datë 17.02.2024, në ora 20:50 në fshatin Sllatinë Tetovë, zyrtarë policorë nga Departamenti për trafikim të palejuar me drogë dhe armë në SPB- Tetovë kanë privuar nga liria personin I.I.(19) nga fshati Sllatinë.

Gjatë bastisjes në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, i është gjetur dhe konfiskuar marihuana, por policia ruan sekret sasinë r mariuhanës që i është gjetut, kështu që jep informacione gjysmake.

I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Baby Boo