Dr. Shefqet Krasniqi kërkon shkarkimin e ambasadorit Qëndrim Gashi: I ka fy*er muslimanët

Këtë të shtunë në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi Shala iu rikthehet intervistave, Hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi.
Shefqet Krasniqi për ngjarjen në Nicë të Francës thotë se ai kr*im më së paku iu takon myslimanëve.
“Një ngjarje e tillë më së shumti d*ëmton myslimanët”, është shprehur hoxha.
Hoxha thotë se ambasadori Qëndrim Gashi nëse ka gabuar me deklaratën e tij, do të duhej të kërkojë falje, ndryshe ai ka kërkuar shkarkimin e tij.

“Faj kanë këta që e kanë çua ambasadorë dhe që e durojnë. Ky duhet shkarkuar menjëherë dhe t’i jepet mësim këtij dhe të tjerëve”, deklaroi Krasniqi.
Hoxhë Shefqet Krasniqi ka komentuar edhe deklaratën e presidentit amerikan Donald J. Trump, kur kishte thënë se Kosova është vend mysliman.
“Po e paramendoj se Avdullahu dhe të tjerët kanë mbetur gojë hapur me atë deklaratë. A thua çfarë po thotë? Po thotë atë që je. Pse po mundohesh ta mohosh vetën tënde. A e di sa fallso del në këtë rast”, ka thënë tutje Krasniqi.