Arr*estohen vajza në Sellarcë që qëndronin jashtligjshëm në objekte hotelerike!


Sellarca e Epërme ka qenë cak i policisë ditën e djeshme ku në një objekt hotelerik janë arr*estuar shtetaset e Shqipërisë me qëndrim të paligjshëm

Në periudhën prej orës 22:50 më 10 nëntor deri në orën 01:00 të datës 11 nëntor 2021, zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë, Njësia nacionale për lu*ftimin e kontrabandimit dhe trafikimit me qenie njerëzore dhe Departamentit për krim ndërkufitar dhe migrim në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës kanë kryer aksione kontrolluese në tre lokale në Zonën e Tetovës.

“Gjatë kontrollit sipas njoftimit të policisë A.K. (34) dhe E.K. (37), të dy nga Republika e Shqipërisë, janë ndaluar në orën 00.30 në një objekt hoteliere në fshatin Sellarcë e Epërme e Tetovës, për shkak të qëndrimit të paligjshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mosmbajtjes së lejes për banim. Ata janë ndaluar në Stacionin policorë të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse. Ndërkohë në orën 01.50 në një objekt hotelierik në fshatin Zherovjan të Tetovës janë arr*estuar katër shtetase të huaja edhe atë K.I. (29) nga Republika e Bullgarisë, D.K. (32) nga Republika e Serbisë, A.H.(24) nga Rusia dhe M.N. (26) nga Republika e Serbisë, për arsye se kanë keqpërdorur qëndrimin turistik, përkatësisht kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin. Ata janë ndaluar në Stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Baby Boo