Karliczek: Vaksina kundër Covid-19, e pakapshme për të gjithë para mesit të vitit 2021


Një vaksinë kundër koronavirusit të ri nuk do të jetë e disponueshme gjerësisht para mesit të vitit të ardhshëm, tha sot ministrja gjermane për Hulumtimet, Anja Karliczek.
“Është e rëndësishme të sigurohemi që një vaksinë të jetë e sigurt”, u shpreh Karliczek.

“Ne nuk do të devijojmë nga kjo linjë veprimi në Gjermani dhe Europë”, shtoi ajo, e shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn dhe president i institutit kërkimor PEI dhe rregullatorit mjekësor të Gjermanisë, Klaus Cichutek.

Ministrat këmbëngulën, gjithashtu, që vaksinimi do të jetë krejtësisht vullnetar, në kundërshtim me disa raporte në mediet sociale në lidhje me disa teori konspirative. Gjermania ka miratuar një fond prej 750 milionë eurosh për të mbështetur zhvilluesit e vaksinave.

Baby Boo