Arr*estohen tre persona, ja për çka akuzohen


Dje, rreth orës 20 në rrugën rajonale në pendën Mantovë drejt udhëkryqit me Negotinën, policët kanë arr*estuar 3 persona nën dyshimin se kanë organizuar trafikim me emigrantë nga Siria dhe vende të tjera, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

“Janë arrestuar E.G.(33) nga fshati Buçim i Radovishit, O.H.(34) nga Koçani dhe B.J.(38) nga Konçe për shkak të dyshimit se kanë organizuar trafikim me emigrantë nga Siria dhe vende të tjera. Personat janë dërguar në Stacionin policor në Radovish, kurse veturat “folksvagen tuareg” me targa të Radovishit, në pronësi të E.G. dhe “ford mondeo” me targa të Koçanit, në pronësi të O.H. janë marrë”, qëndron më tej në njoftim.
Gjatë ditës thuhet se do të parashtrohet kallëzim penale për shkak të dyshimit së kryerjes së veprës penale “trafikim me emigrantë” në bazë të nenit 418 të Kodit Penal.

Baby Boo