Si e kishte fshehur Serbia infektimin e Irinej me koronavirus


Patriarku i Kishës Ortodokse të Serbisë Irinei vdiq nga Covid-19 pas infektimit që ishte njoftuar me 4 nëntor për publikun. Kjo ishte tre ditë pas Irinej kishte mbajtur meshën dhe liturgjinë për të vdekurin Amfilohije, peshkopin i Malit të Zi, i njohur për qëndrimet e tij fashiste serbe.

Patriarku Irinej ishte shtrirë në spital për shkak të infektimit me koronavirus me 4 nëntor. Dhjetë ditët e para mediat serbe dhe kisha serbe njoftonin se gjendja e tij ishte stabile, e pastaj ishte përkeqësuar pas shfaqjes së simptomave që rënduan gjendjen e tij të sëmundjes kronike të zemrës.

Tre ditë para 4 nëntorit Irinej ishte pjesëmarrës në varrimin e Amfilohije që kishte vdekur po ashtu nga koronavirusi. Irinej në tempullin e Krishtit të Ringjallur në Podgoricë, kishte shërbyer meshën për të vdekurin. Varrimi i Amfilohijes mbahet mend si ngjarje në masë të madhe ishin shkelur masat kundër koronavirusit, përkatësisht në varrim ishin mbledhur shumë njerëz shumica prej tyre nuk mbanin maska, e as nuk respektonin distancën.

Madje pamjet gjatë varrimit shfaqnin se si kufoma e peshkopit prekej e puthej nga besimtarët me rend pa asnjë konsideratë për shëndetin.

Baby Boo