Arrestohen nëntë valltare në një lokal në Zhelinë


Mbrëmë prej orës 24.00 deri 02.00, pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, kanë realizuar një kontroll aksion në një objekt hotelerik në fshatin Zhelinë, pronë e 46-vjeçarit nga po i njëjti fshat.

Gjatë kontrollit në objekt janë ndaluar 9 femra (këngëtare dhe valltare), prej të cilave 3 nga Republika e Shqipërisë dhe 6 shtetase të Maqedonisë.

Tre shtetaset e Shqipërisë, të moshës 25,30 dhe 33 vjeçe, janë arestuar në Stacionin policorë Tetovë, prej ku janë dorëzuar në Njësitin për krime ndërkufitare, të huaj, migracion dhe riatëdhesim, për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa pronari i objektit do të thiret në Stacion policorë Tetovë me procedurë të regulltë, thuhet në raprtoin e policisë./Pacensure

Baby Boo