Arrestohen dy vajza nga Shkupi për kanosjen e të riut 26 vjeçar, e plaçkitën dhe e plagosën


Dy shkupjane janë arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi të njëjtat paraprakisht janë raportuar se kanë kryer plaçkitje ndaj një 26 vjeçari nga Shkupi. Të njëjtat përveç se i kanë marrë para të riut nga Shkupi edhe e kanë plagosur.

“Me datë 01.10.2022 rreth orës 18:00, në rajonin e Bit Pazarit, zyrtarë policorë nga Njësiti Intervenues në SPB-Shkup kanë privuar nga liria E.D.(23) dhe Xh.I.(22), femra, të dyja nga Shkupi. Të njejtat, u arrestuan për shkak se në ora 15:56 në SPB-Shkup R.B.(26) nga Shkupi ka raportuar se rreth lumit Vardar, në afërsi të objektit të MTV-së i janë marrë para dhe është plagosur me një mjet të mprehtë. Pas kontrollit tek të raportuarat është gjetur një thikë dhe para”, thonë nga MPB.

Baby Boo