Arrestohen dy tetovarë, në banesën e tyre gjendet drogë


Më datë 11.10.2023 në ora 18:40 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personat K.R.(24) dhe L.R.(22), të dy nga Tetova.

Gjatë një bastisje në banesën e tyre, të kryer me urdhër gjykate, në ambientet që ata kishin përdorur janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me rreth një kilogram e 300 gramë marijuanë dhe një peshore dixhitale.

Dy personat në fjalë janë ndaluar në komisariat dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të përgaditet kallëzim përkatës.Pa Censurë

Baby Boo