Si ka ndryshuar pandemia jetën tonë…


Pandemia COVID-19 duket se e ka zvogëluar botën e njeriut ndjeshëm. Shtëpitë tona, dyqanet afër, njerëzit e familjes dhe fqinjët që kemi afër marrin një rëndësi më të madhe. Ne tashmë arrijmë t’i njohim më mirë kur deri para pak kohësh i kishim parë vetëm se si nxitonin nëpër punë, apo në takimet rastësore në ashensor.

Vëmendja tashmë përqendrohet se kush është gjëja apo pazari i radhës për të bërë. Ne vëzhgojmë lagjet tona- dyqanet e mbullura, rrugët bosh. Zogjtë e çmendur nga pranvera dhe lulet që çelin kemi provilegjin t’i shohim vetëm nga ballkoni i shtëpisë.

Fotografët e mësuar t’i lenë shpesh shtëpitë e tyre për të punuar larg, tashmë kanë kthyer vëmendjen nga vendet dhe njerzit përreth tyre. Në Normandi Francë, një fotograf nxjerr në pah fqinjin e tij duke ndihmuar një tjetër, ndërsa në Paris një tjetër spiunon miqtë që ndajnë pije me njëri-tjetrin, duke respektuar distancën.

Baby Boo