Arr*estohen dy kosovarë në Tetovë


Policia e Tetovës ka arr*estuar ditë më parë dy persona nga Kosova, A.M. 46 dhe E.M. 46 të cilët paraprakisht, kishin vjedhur para nga 71 vjeçari R.S., nga fshati Pirok i komunës së Bogovinës. Rasti ka ndodhur tek rruga Marehal Tito në Tetovë, teksa ka qenë duke lëvizur i moshuari nga fshati Pirok, me ç’rast, i janë afruar dy personat e lartëpërmendur nga Kosova dhe nga xhepi i kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të parave.

Pasi e heton rastin, i moshuari ka filluar të bërtet për ndihmë, ndërsa në afërsi kanë qëlluar efektivët e Sektorit të punëve të brendshme të Tetovës, të cilët kanë vepruar menjëherë dhe kanë arr*estuar dy hajnat nga Kosova. Të njëjtët po mbahen në paraburgim ndërsa sot, pritet të nxirren edhe para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili edhe pritet të shqiptojë masat e mëtutjeshme.

Siç mësojmë nga burimet tona brenda Sektorit të punëve të Brendshme të Tetovës, dy shtetasit Kosovar, po hetohen nën dyshime për pjesëmarrje edhe në disa vjedhje të tjera, të ndodhura në Tetovë dhe rrethinë për të cilat, pas dokumentimit të rastit, do të pasojë edhe paraqitja adekuate përpara organeve të drejtësisë në Tetovë./ Alsat.mk

Baby Boo