Profesori britanik: Vucic po kalkulon se Biden do të vazhdoj politikën e Trump për Kosovën


Timothy Less i Universitetit të Kembrixhit ka thënë se rrëzimi i qeverisë së tretë në Kosovë, në vetëm 17 muaj, shihet kryesisht si “një pasojë e pozitës së pamundur që gjenden aktualisht udhëheqësit e Kosovës, të kapur midis një publiku dhe një klase politike që nuk “dëshiron t’i nënshtrohet Serbisë dhe faktorëve të jashtëm”. Profesori britanik për portalin serb Kosovo Online me faktorë të jashtëm i referohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së të cilat sipas tij “po i bëjnë presion Prishtinës për ta bërë këtë “.

“Kjo u lë udhëheqësve një zgjedhje midis dy gjërave. Ose për të bërë presion ndaj të huajve dhe më pas ta gjejnë veten të izoluar politikisht në shtëpi dhe të prekshëm nga vota e mosbesimit në parlament, ose të refuzojnë të bëjnë lëshime, siç bëri Kurti, dhe të gjenden të izoluar nga amerikanët”.
“Ky model do të përfundojë nëse administrata e Bidenit vendos që Kosova është një çështje e zgjidhur dhe se Serbia duhet ta njohë atë pa kushte, duke çliruar kështu shqiptarët nga dilemat e tyre aktuale strategjike, por ne duhet të presim për të parë se çfarë do të bëjë administrata e Biden,” tha ish diplomati britanik.

Se a do të ketë rol ish-sekretarja e Shtetit Madeleine Albright në dialogun e ardhshëm midis Prishtinës dhe Beogradit, Less tha se Albright duket se po luan një rol, por është e paqartë nëse ky do të jetë një pozicion zyrtar, si një e dërguar në rajon, apo thjesht një këshilltar jozyrtare e qeverisë.

“Në çdo rast, pjesëmarrja e saj sugjeron që politika e administratës së Biden do të ketë një farë ndikimi sipas supozimeve që formësuan politikën amerikane ndaj Ballkanit në vitet 1990”. Duke komentuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vucic rreth asaj se a mund të ndikojë në dialogun Kosovë -Serbi, se derisa ai është president, Serbia nuk do ta njohë Kosovën. ai tha se komentet e kreut të shtetit serb duhet të interpretohen fjalë për fjalë.

“Në vend të kësaj, ata po përpiqen të forcojnë pozicionin e Serbisë përballë presionit të mundshëm nga Washington për ta njohur Kosovën pa kushte. Vucic është padyshim i gatshëm që Serbia ta njohë Kosovën në një moment, prandaj ai mori pjesë në negociatat ndërkombëtare që synojnë njohjen përfundimtare. Sidoqoftë, Vucic dëshiron kompensim të arsyeshëm për njohjen e Kosovës dhe i sinjalizon administratës së Bidenit se nëse këmbëngul që Serbia ta njohë pa kushte Kosovën, atëherë nuk do të ketë marrëveshje”.

“Llogaritja e Vucic është se, nëse Serbia mund të qëndrojë në pozicionin e saj, administrata e Biden do të duhet të mbështetet tek shqiptarët për të bërë lëshime në mënyrë që të sigurojë një marrëveshje, siç bëri administrata Trump”.

Baby Boo