Arr*estohen dy banorë të Studeniçanit


Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të arrestojë dy qytetarë të Shkupit të cilët po bartnin migrantë nga kufiri jugor i Maqedonisë së Veriut për në pjesën veriore. Vetura “Seat Toledo”, brenda së cilës ishin edhe 7 migrantë nga Siria, ishte duke u vozitur nga 21 vjeçari O.I. nga fshati Uji i Kuq në Komunën e Studeniçanit.

Ai fillimisht nuk kishte respektuar urdhrin për ndalesë nga policia. Ndërkohë, me veturë “BMW” është kapur edhe 27 vjeçari A.N. nga fshati Koliçani i Epërm, fshat në Komunën e Studeniçanit. Ai kishte tentuar të ik, por ishte arrestuar nga policia.

Baby Boo