Mbi 700 mijë të vaksinuar në Maqedoni

Vaksinimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat e vendit. Interesimi për vaksinim çdo ditë po rritet. Në pikat vaksinuese në vend, përfundimisht me dje, janë vaksinuar gjithsej 440.299 qytetarë, vlerësojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Baby Boo

Kumtohet se dozën e parë të vaksinës dje e morën 5.401 qytetarë, ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 12.821 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 700.193 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 259.894 qytetarë.

Me numrat e fundit 58% e popullatës mbi 70 vjeç kanë marrë një doze të vaksinës, 55% e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar me një doze të vaksinës, 50% e popullatës mbi 60 vjeç është vaksinuar me një dozë të vaksinës dhe 40% e popullsisë mbi 50 vjeç është vaksinuar me më së paku një dozë të vaksinës.