Arr*estohen dilerë në Shkup dhe Resnjë


Gjatë ditës së djeshme nga ana e Njësitit për Tregti të Palejuar me Dr*ogë, Sektori për Tregti të Palejuar me Dr*ogë, Ar*më dhe Materie të Rrezikshme pranë Departamentit të Policisë Kriminalistike në bashkëpunim me Njësitin Special Antiterrorist “Tigri”, SPB Manastir, SPB Shkup dhe NJPB Strugë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete dhe gjatë kësaj në Shkup është privuar nga liria A.A. (37) nga Shkupi, kurse në Resnjë nga liria është privuar L.G. (28) nga Struga, pas sigurimit të dëshmive materiale se janë të involvuar në veprën penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të dr*ogave na*rkot*ike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” të paraparë me nenin 215 të Kodit Penal, informuan nga MPB.

Gjatë arr*est*imit, L.G.i cili më herët ka qenë i dënuar për tregti të palejuar me dr*ogë dhe është dashur të jetë në institucion ndëshkues-përmirësues, ka tentuar të arratiset dhe gjatë kësaj ka dëmtuar dy automjete të policisë, kurse janë lënduar dy nëpunës policorë, me të cilën ka kryer veprën penale “sulm ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”, por është ndaluar dhe arr*est*uar, kurse për rastin është informuar Prokurori Publik nga PTHP Manastir.

L.G. dhe A.A. së bashku me B.P.(36) dhe S.D. (të cilët më herët janë arr*estuar dhe u është përcaktuar masa e paraburgimit) kanë lidhur marrëveshje për shitjen e 490 gramë të mar*ihua*nës, të cilën e kanë realizuar më datën 14.09.2022 në afërsi të Banjës së Katllanovës. Të njëjtën ditë, nëpunës policorë në Pikëpagesën Rrugore Sopot e kanë ndaluar automjetin “fiat punto”, i drejtuar nga S.D. dhe gjatë kontrollit dr*oga është gjetur.

Kundër personave në fjalë është parashtruar kallëzim penal deri te PTHP Shkup për shkak të veprës penale të kryer “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të dr*ogave na*rkot*ike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Baby Boo