VIDEO| Pamjet ku shqiptari poshtëronte në TikTok personat me aftësi ndryshe e vajzat


Florjan Zani, një personazh shumë i njohur në rrjetin social Tik Tok në Greqi është arrestuar nga policia vendase për ofendime dhe abuzime ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe vajzave.

Ndërkohë mediat greke kanë postuar edhe video teksa 35-vjeçari shqiptar poshtëronte personat me aftësi të kufizuara, me qëllim rritjen e shikueshmërisë dhe përfitimit financiar.

Zani u arrestua mesditen e të martës ndërkohë që pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

35-vjeçari akuzohet për racizëm, dëmtimin fizik të personave vulnerabël dhe fyerje.

Me mijëra ndjekës në rrjete sociale, Zani akuzohet gjithashtu se kryente veprime te turpshme me vajzat që i ftonte për të marrë pjesë në videot e tij live në TikTok dhe YouTube.

Policia bastisi ambientet ku shqiptari zhvillonte transmetimet live.

Mediat greke bëjnë me dije se kë cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa kompjuterë, hard disqe dhe programe kompjuterike.

Hetimet pritet të vijojnë në lidhje me abuzimet e dokumentuara që mund të jenë kryer nga 35-vjeçari shqiptar.

Për të parë videot klikoni KËTU

Baby Boo