Arrestohen 9 këngëtare dhe valltare në Zhelinë, punonin në të zezë


Nëntë femra janë kapur në një aksion të policisë mbrëmë nga mesnata deri në orën 02:00 të mëngjesit në një objekt hotelierik në fshatin Zhelinë, rajoni i Tetovës, pronë e banorit 46-vjeçar nga ky fshat. Siç kumtoi MPB-ja, nëpunësit policorë të Sektorit për punë të brendshme Tetovë gjatë kontrollit, prej nëntë femrave (këngëtare dhe valltare) tre ishin nga Republika e Shqipërisë dhe gjashtë nga Maqedonia.

Tre shtetaset e Shqipërisë të moshës prej 25, 30 dhe 33 vjeçe janë arrestuar në Stacionin policor Tetovë dhe më pas janë dorëzuar në Sektorin për krim tejkufitar, emigrim, të huaj dhe riatdhesim për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa pronari i objektit do të thirret në Stacionin policor Tetovë.

Baby Boo