Arrestohen 7 kusherinj, u rrahën për tokë


Janë arrestuar shtatë persona në Barilevë të Prishtinës, kushërinj në mes vete, të cilët pas një mosmarrëveshjeje rreth një prone janë rrahur në mes vete.
Njëri prej të dyshuarve ka përdorur armën e zjarrit duke shtënë në ajër, ndaj të cilit me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake i është kontrolluar shtëpia, me ç’rast i dyshuari vullnetarisht dorëzon një armë zjarri – revole modeli 70, cal.7.65, me një karikator me dy fishekë, njofton Gazeta Express.

Si pasojë e rrahjes lëndime trupore dhe tretman mjekësor kanë marrë tre të dyshuar.

Pas intervistimit, me vendimin e prokurorit, katër të dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, kurse tre të dyshuar lirohen./Pacensure

Baby Boo