Menduh Thaçi: Ideja e Ahmetit për “kryeministër shqiptar” është mashtrim

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka qenë i ftuar në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Baby Boo

Thaçi idenë e Ali Ahmetit për “kryeministër shqiptar” në Maqedoni e quan gënjeshtër.

“Kjo gjë do t’i kushtojë shumë Ahmetit në zgjedhje dhe do të humb shumë vota. Ajo ide është mashtrim. Nuk mund të ketë kryeministër shqiptarë në Maqedoni”, tha ai.

Kryetari i PDSH-së thotë se Ahmeti nuk ka arritur të shpjegojë se çfarë nocioni politikë bartë me vete ajo ide për kryeministër shqiptarë.

Thaçi thotë se Kryetari i BDI-së e ka dhënë atë ide për konsum elektoral por sipas tij ajo do ta dëmtojë elektoralisht.

“Si mund të kemi kryeministër shqiptarë kur maqedonasit minimalisht arrijnë 90 deputetë ndërsa shqiptarët maksimalisht 30 deputetë”.

I pari i PDSH-së thotë se edhe nëse shqiptarët do të homegjenizohen në zgjedhje, të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe maqedonasit.

Thaçi thotë se Ahmeti këtë propozim e ka bërë për shkak të frikës që ka se do të humbë në zgjedhje.