Arrestimi i Kryeimamit të Kaçanikut në Turqi – dyshohet se abuzoi me një të mitur


Florim Nezirajt iu prishën pushimet ende pa i përfunduar ato, kur më 6 korrik Policia e Turqisë e arrestoi atë në Antalia nën dyshimin se ka abuzuar me një të mitur. Insajderi ka siguruar dokumente të Zyrës së Kryeprokurorit të Antalias, që dëshmojnë për dyshimet e ngritura ndaj Kryeimamit të Kaçanikut nga autoritetet turke

Në korrikun e këtij viti Kryeimami i Kaçanikut, Florim Neziraj udhëtoi me vëllezërit e tij për pushime në Antalia të Turqisë; njërën nga qytetet më të vizituara turke gjatë sezonës së verës.

Por, pushimet e Nezirajt u prishën ende pa përfunduar, kur më 6 korrik Policia e Turqisë arrestoi atë, nën dyshimin se abuzoi sekksualisht me një të mitur. Dyshimet i ngriti Zyra e Kryeprokurorisë së Antalias e cila në bashkëpunim me Policinë e Turqisë e mbajti për katër ditë në paraburgim Nezirajn.

Insajderi ka siguruar një dokument të Zyrës së Kryeprokurorit të Antalias, të përpiluar më 9 korrik, në të cilën janë ngritur dyshimet se Florim Neziraj abuzoi seksualisht me një të mitur në Antalia. Dokumenti i është dërguar edhe autoriteteve kosovare në Turqi, në bazë të detyrimeve dhe përgjegjësive ligjore.

“Florim Neziraj, me baba Ahmetin dhe nënë Azeminën, Shtetas i Kosovës, i arrestuar më 06.07.2018 u mor në pyetje nga Zyra e Kryeprokurorit të Antalias”, thuhej në shkresën e Kryeprokurorit të Antalias, Serik Culh, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi.

Poashtu, në formularin e mbushur nga Zyra e Kryeprokurorit të Antalias theksohet se Florim Neziraj dyshohet për një vepër penale: “Abuzim sekksual me një të mitur”.

“Akti që pretendohet se ka kryer i dyshuari: Abuzim sekksual me fëmijë”, thuhet në dokumentin e Zyrës së Kryeprokurorit të Antalias, teksa bëhet e ditur se Kryeimami i Kaçanikut u arrestua në qytezën bregdetare të Kepezit – pjesë e Bashkisë së Antalias.

Baby Boo