Arrestimi i 20 shqiptarëve në rastin ‘Monstra’


Mëngjesin e 1 majit të 2012 ekspeditat policore të udhëhequra atë kohë nga Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov ndërmorrën aksionin për arrestime masive lidhur me vrasjen e katër të rinjve maqedonas dhe një peshkatari pranë liqenit të Smilkovës në periferi të Shkupit, informon INA.

Në orët e hershme të mëngjesit aksioni u realizua në Haraçinë, Çair, Hasanbeg, Jahja Pashë dhe Shuto Orizarë të Shkupit. Pak orë më vonë, ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe ekipi i saj i ministrisë dolën në konferencë shtypi duke theksuar se janë arrestuar 20 veta, pjesëtarë të një grupi radikal islamik, mes të cilëve siç kishte thënë edhe autorët e vrasjes në Liqenin e Smilkovës, informon INA. Në aksionin policor kishin marrë pjesë 800 pjesëtarë të policisë dhe të shërbimit sekret DSK. Kryeministri i asaj kohe, Nikolla Gruevski kishte shkuar në MPB bashkë me Jankullovskën për tu informuar për aksionin, ku u arrestuan edhe gra, nëna dhe pleq, por edhe gjatë tërë ditës ishin tmerruar nga kontrollet e MPB-së. (INA)

Baby Boo