Avokati i Llatasit: “Bombat” nuk dëshmojnë akuzën


Gazetari Dragan Pavlloviq – Latas dhe dy vëllezërit e tij sot në sallën e gjykatës i dëgjuan „bombat“ për rastin „lëndina“, ku janë të akuzuar për ndërtim të paligjshëm. Që në bisedën e parë të lëshuar, ku Latasi bisedon me njëfarë Zllate, reaguan avokatët e vëllezërve Pavlloviq. Ata theksuan se biseda e përgjuar nuk dëshmon kurrfarë vepre penale. Megjithatë, Prokuroria Speciale bëri të ditur se përmes bisedave dëshiron të dëshmojë se Latasi dhe vëllezërit kanë filluar ndërtimin, ndonëse lejen e kanë marrë dy vite më vonë.

Baby Boo