Arr*estohet kanibali meksikan që vr*iste e pastaj hante të dashurat e tij


Policia në Meksikë zbuloi pjesë të trupit të një 34 vjeçareje të shpallur në kërkim dhe 8 grave të tjera në shtëpinë e një 72-vjeçari, i cili u vu në pranga.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm bën me dije se Andres Mendoza ak*uzohet për vr*asjen e 9 femrave për një periudhë kohore 20-vjeçare, një pjesë prej të cilave kishin pasur lidhje me të.
Mediat meksikanë raportuan në lidhje me këtë ngjarjes se Mendoza kishte pranuar përpara prokurorëve se kishte ngrënë pjesë nga trupat e vi*ktimave. Ai gjithashtu kishte regjistruar në video dhe vr*asjen e tyre.

Policia në qytetin e Atizapan po bënte një kërkim për Reyna Gonzales, kur gjetën pjesë të trupit të saj në shtëpinë e Mendozës. Nëna e dy vajzave kishte shkuar atje për t’i dhënë fund lidhjes, por kishte hasur në kundërshtinë e të moshuarit, i cili më pas e kishte qëlluar me thikë.

Baby Boo